Gjithnjë si ‘showman’, Trump përsëri ngacmoi se ai mund të shpallë synimin e tij për të kandiduar për president në 2024-ën para se të përfundojë sezoni i zgjedhjeve afatmesme.
“Kam kandiduar dy herë, kam fituar dy herë”, tha ai, duke përsëritur pretendimin e rremë se ai ishte fituesi aktual i zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës.
Pretendimet e rreme të Trump se ai fitoi zgjedhjet në 2020 patën efekte të përhapura. Një grup mbështetësish të tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit më 6 janar 2021 në përpjekje për të përmbysur fitoren e Joe Biden ndërsa ligjvënësit ishin gati të vërtetonin rezultatet.
Në një tubim ai u kishte kërkuar mbështetësve të tij që të marshonin “paqësisht” drejt Kapitolit, por gjithashtu bëri pretendime të pabazuara për mashtrim masiv të votuesve.
Pesë persona vdiqën gjatë trazirave dhe Trump u bë presidenti i parë që u fajësua dy herë, megjithëse ai nuk u dënua kurrë.