Nga emigrimi në Britani me familjen dhe deri tek partneri i saj, rrëfehet Rita Ora

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora, ka dhënë së fundmi një intervistë ku si rrallë herë më parë ku ka folur gjatë për fëmijërinë e saj, familjen dhe jetën privave.

E ftuar në emisionin e Jonathan Ross, Rita foli për origjinën e saj dhe transferimin e prindërve të saj në Britaninë e Madhe shumë vite me parë, ku e cilësoi si një nga gjërat më të mira që ata kanë bërë ndonjëherë.

 “Të gjithë u transferuam në Londër, ishte gjëja më e mirë që prindërit e mi mund të bënin ndonjëherë. Prindërit e mi na sollën këtu dhe ata filluan nga e para. Ata gjetën punë dhe siguruan jetesën e tyre. Nuk ishte e lehtë, por ne kishim dashuri përreth. Tani jam vërtet me fat që jam në gjendje t’i shpërblej për gjithë punën e vështirë që kanë bërë.”

Më tej këngëtarja u ndal dhe tek jeta e saj private të cilën ajo e ruan në mënyrë hermetike. Në lidhje me partnerin e saj, Taikia Waititi, Rita u shpreh:

“Ai është personi im i preferuar”.

Mirëpo përveç se partner në jetë, ciftin do ta shohim së bashku edhe në aspektin profesional. Rita dhe regjistori do të bashkëprezantojnë eventin e madh të ndarjes së çmimeve, “MTV Europe Music Awards 2022”.

“Unë e prezantova atë në vitin 2017, por tani po e prezantoj sërish, por këtë herë po e bëj bashkë me Taikan, partnerin tim. Nuk kemi punuar kurrë më parë bashkë. Është mirë të jem në gjendje të bëj diçka argëtuese me personin tim të preferuar. Ne jemi i njëjti person. Është mirë të gjesh dikë me të cilin mund të argëtohesh, të punosh dhe të respektosh punën e njëri-tjetrit”,– tregoi e emocionuar Rita.

Share This Article