• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Kush është Richard Grenell, njeriu i besueshëm i Trumpit i dërguar për negociatat Kosovë – Serbi

Kush është Richard Grenell, njeriu i besueshëm i Trumpit i dërguar për negociatat Kosovë – Serbi

by albnews
4 October, 2019
in Kosova
0
13
VIEWS

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka emëruar si Përfaqësues Special për bisedimet Kosovë – Serbi, ambasadorin aktual të shtetit të tij në Berlin, Richard Grenell. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë. Kjo lëvizje e Trumpit vjen pas vendimit të para pak ditëve të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili emëroi Matthew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, e që në agjendën e tij si pikë kryesore do ta kishte dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E ky vendim i Donald Trumpit për emërimin e Grenell si përfaqësues special duhet që të miratohet edhe në Senat, në mënyrë që t’i lejohet ushtrimi i dy pozitave, shkruan Gazeta Express.

Por kush është Richard Grenell:

Richard Grenell ka marrë postin e tij të ambasadorit të SHBA-së në Gjermani nga maji i vitit 2018. Ai ka qenë autor dhe komentues në studio televizive. Në vitin 2010 kishte themeluar kompaninë e tij këshilluese “Capitol Media Partners”. Për gati 20 vjet ai ka qenë këshilltar kryesor i komunikimit për zyrtarë në nivele federale, shtetërore, lokale e ndërkombëtare.

Grenell, gjithashtu, ka qenë edhe zëdhënësi me mandatin më të gjatë i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, duke iu shërbyer katër ambasadorëve amerikanë. Ai është i diplomuar dhe ka marrë gradën e masterit në Universitetin e Harvardit.

Takimi sekret me presidentin Hashim Thaçi në Berlin

Siç ka raportuar Washington Post, Grenell është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Berlin gjatë muajit dhjetor. Trump i referohej Grenell si ‘njeri i besueshëm”, dhe Thaçi në Berlin i kishte premtuar atij në atë kohë se do ta heq taksën ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.

Presidenca e Kosovës nuk e ka konfirmuar formalisht një takim të tillë, në të cilin Grenell kishte bërë thirrje për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për negociata direkte në mes të dy shteteve, bazuar në deklarimet e zyrtarëve amerikan. Ai gjithashtu kishte shprehur shqetësim për të drejtat e komunitetit LGBTI.

Ky takim i tij me Hashim Thaçin kishte ardhur pak ditë pas letrës së Presidentit të SHBA’së, Donald Trump për Thaçin e Vuçiqin, në të cilën tregohej gatishmëria e SHBA’së për të ndihmuar në përpjekjet për “arritjen e një marrëveshjeje që respekton interesat e dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”.

Ndryshe nga John Bolton i cili ka disa deklarata kundër Kosovës, Grenell ka raporte të mira me përfaqësues të Kosovës. Presidenti Thaçi e mban për mik të tij dhe të Kosovës. Gjatë qëndrimit në Nju Jork muajin e kaluar, Thaçi madje edhe ka bërë fotografi me Grenellin, në një nga pritjet atje. Po ashtu edhe ambasadori i Kosovës në Berlin Beqë Cufaj i afërt me Ramush Haradinajn ka raporte të mira me Grenell.

Haradinaj ndërkaq në reagimin e tij pasi u bë e ditur se Trump e ka emëruar Grenellin emisar special në negociatat Kosovë –Serbi ka reaguar duke thënë se pres të punojë me të duke i përmendur negociatat pa kushte dhe mos ndryshimin e kufijve.

Puna e ambasadorit amerikan, Richard Grenell, konsiderohet si kontroverse në Gjermani – nuk dihet se cili do të jetë reagimi i administratës gjermane rreth këtij emërimi. Menjëherë pas arritjes në Berlin, ai ishte vendosur në qendër të kritikave pasi që kishte thënë se kompanitë gjermane duhet të ndërpresin bashkëpunimin me Iranin, kjo pasi që Trump kishte ndërprerë marrëveshjen për armët nukleare në vitin 2015. Në një intervistë për “Breitbart News”, ai kishte thënë se shpreson se do t’i fuqizonte ekstremistët e djathtë në Europë.

Pas kësaj zyrtarë gjermanë kishin thënë se do të kërkonin sqarime për deklaratat dhe për pozitën e tij në Berlin.

Megjithatë Grenell nuk ishte ndalur me aq. Në  mars të vitit 2019 ai kishte kritikuar planet e Gjermanisë për shpenzime ushtarake brenda NATO’s, duke i quajtur si të pamjaftueshme.

 Pas kësaj deklarate kishte reaguar opozitari gjerman Wolfgang Kubicki, duke e akuzuar ambasadorin gjerman, Richard Grenell, për ndërhyrje në politikat e brendshme të një shteti sovran.

Kubicki kishte thënë se Grenell duhet të dij se toleranca gjermane ‘ka disa kufij’, shkruan Gazeta Express.

 Ndryshe në vitin 2012, Grenell ishte bërë zëdhënës për politikën e jashtme të kandidatit për president , Mit Romney, megjithatë ishte shkarkuar vetëm disa javë më vonë. Kjo pasi që Grenell postonte në twitter komente të pamatura dhe fyese për gratë e shquara në jetën publike në SHBA.

Disa media ndërkohë thonë se u pushua për shkak të presionit nga republikanët konservatorë, të cilët kundërshtuar Grenell pasi ishte një politikan që e pranonte hapur se ishte homoseksual.

Richard Grenell ishte gjithashtu edhe komentator dhe analist në rrjetin e Fox News.

Previous Post

Pompeo konfirmon mbështetjen e SHBA-së për Malin e Zi

Next Post

Kosnett: Emërimi i Grenellit emisar për dialogun tregon përkushtimin e SHBA-së për rajonin

albnews

albnews

Related Posts

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë
Kosova

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

13 May, 2025
Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet
Albania

Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

11 May, 2025
Next Post
Kosnett: Me kohë armiqtë mund të kthehen në miq

Kosnett: Emërimi i Grenellit emisar për dialogun tregon përkushtimin e SHBA-së për rajonin

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

12 May, 2025
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4690 shares
    Share 1876 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2387 shares
    Share 955 Tweet 597
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM