Inteligjenca britanike: “Wagneri” rus po mobilizohet në territoret e pushtuara

albnews
By
1 Min Read

Sipas raporteve të inteligjencës britanike, Rusia ka nisur të ndërtojë struktura mbrojtëse rreth Mariupolit, nëpërmjet grupit të mercenarëve “Wagner”.

Në raportin e publikuar të martën u tha se trupat speciale të Rusisë janë pozicionuar në dy fabrika që prodhojnë struktura të antitankut prej betonit, kjo më qëllim të forcimit të pozicioneve në territoret e pushtuara.

“Kjo struktura ishin instaluar mes Mariupolit dhe fshatit Mykliske, dhe nga veriu i Mariupolit drejt fshatit Stary Krym, në rajonin e Donetskut”, thuhet në raport.

Britania e Madhe njoftoi se trupat ruse po pozicionohen edhe në Zaporizhzhia dhe në Kherson.

Më 19 tetor, shefi i “Wagnerit”, Yevhen Prigozhin, pati njoftuar për ndërtimin e linjës së trupave speciale në rajonin e Luhanskut, të pushtuar nga Rusia.

“Kjo nënkupton se Rusia po bën përpjekje të konsiderueshme për të përgatitur një mbrojtje të thellë përgjatë vijës së saj aktuale të frontit. Kjo e ka bërë të bëjë të pamundur përparimin e shpejtë të Ukrainës”, thuhet tutje.

Share This Article