Presidenti rus, Vladimir Putin, është i frikësuar për atentatet e mundshme ndaj tij pasi Rusia u detyrua të tërhiqej nga qyteti i pushtuar Kherson.
Udhëheqësi i Kremlinit thuhet se po përballet me kërcënime të vazhdueshme si nga perëndimi ashtu edhe nga mbështetësit pro luftës në Moskë, të cilët janë të zemëruar me disfatat e tij të vazhdueshme.
“Arsyet pse Putin vendosi të mos marrë pjesë në G20 janë serioze. Jam i sigurt se kjo lloj situate po planifikohet nga disa perëndimorë dmth nga SHBA, Britania dhe Ukraina”, tha Sergei Markov, i cili e quajti vendimin për t’u tërhequr nga Kherson “disfata më e madhe gjeopolitike e Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik”.
Ai gjithashtu shtoi: “Pas humbjes në Kherson, statusi i Rusisë si një shtet i fuqishëm është i diskutueshëm. Ata do të bëjnë presion dhe do të kërkojnë kapitullim të butë. Duhet të jemi më të ashpër”, tha ai.