Takimi i dytë, Ambasadorja e SHBA në Greqi mbërrin në Kryeministri! Pritet nga Rama

albnews
By
1 Min Read

Ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka dalë jashtë për ta takuar.

Sipas informacioneve, kjo është hera e dytë që ajo zhvillon një takim në zyrën e kreut të qeverisë shqiptare.

Burime bëjnë me dije se ambasadorja pritet të jetë e pranishme edhe në nënshkrimin e një marrëveshjeje në fushën e energjisë, e cila konsiderohet me rëndësi për bashkëpunimin ekonomik dhe strategjik.

Takimi i mëparshëm mes tyre është zhvilluar më 11 mars, në ambientet e jashtme të Kryeministrisë, ku Rama dhe Guilfoyle kanë shkëmbyer edhe një përshëndetje miqësore, ndërsa detajet e diskutimeve nuk janë bërë publike.

Share This Article