“Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s”, u shpreh sot Presidenti Ilir Meta.
Meta mori pjesë dje në Koncertin recital “Me vallet më të bukura të Tropojës” të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku sipas tij, “askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve”.
“E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë. Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi”, tha Presidenti./ATSH/