Gjatë qëndrimit të tij në Vjenë të Austrisë, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri Albin Kurti, është takuar me pjesëtarë të mërgatës.
Kreu i qeverisë, e ka ftuar mërgatën në Austri që të hulumtojnë mundësitë e investimeve në Kosovë.
“Potencova arsyet e qëndrueshme për investime në Kosovë, si dhe mundësitë për rritje të bashkëpunimit ekonomik e shkëmbimit tregtar ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, veçanërisht për sektorin e teknologjisë së informacionit dhe financave”.
“Krahas qeverisjes demokratike, pozitës gjeografike dhe stabilitetit institucional, Republika e Kosovës ofron mjedis të favorshëm për investime. Veçova rritjen ekonomike, qeverisjen e mirë, borxhin e ulët publik, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, si dhe gjykatën komerciale”.
“Në mbrëmje takova mergimtarët tanë në Austri. U shpreha mirënjohje të përzemërt për kontributin e vazhdueshëm, si pjesë kyçe e zhvillimit ekonomik, shoqëror e politik të Kosovës në çdo kohë. Qeveria e Republikës së Kosovës ka vëmendje të veçantë për mërgatën dhe kjo është reflektuar edhe në Programin tonë qeverisës, si pjesë thelbësore e zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Kurti.