Tensione për rinisjen e një tjetër konflikti në Europë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Armenia ka lëshuar akuza ndaj Azerbajxhanit se ushtria e saj ka sulmuar pozicionet armene në kufirin me Bakun.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar.

“Në orën 20:00, njësitë e Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit hapën zjarr me armë të vogla të kalibrave të ndryshëm në drejtim të pozicioneve armene të vendosura në pjesën lindore të kufirit armeno-azerbajxhan. Nuk pati humbje nga pala armene”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Armensisë, sipas së cilës për momentin situata është kthyer relativisht e qëndrueshme.

Dy vendet kanë luftuar dy luftëra dhe kanë përjetuar konflikte të rregullta më të vogla përgjatë 3 dekadave.

Në zemër të mosmarrëveshjeve është rajoni i Nagorno-Karabakh. Sipas kufijve të njohur ndërkombëtarisht, është pjesë e Azerbajxhan, por popullohet nga armenë etnikë. Ndasitë kulturore  shtrihen përtej politikës, edhe në besimin fetar.

Share This Article