ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv 6 hours ago
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit 6 hours ago
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 7 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 7 hours ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha zbulon numrin e kandidatëve të primareve për baskitë

albnews by albnews
15 November, 2022
in Albania
0
Berisha zbulon numrin e kandidatëve të primareve për baskitë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh këtë të martë për të miratuar emrat e personave që kanë shprehur interes për të marrë pjesë në garën e brendshme, për zgjedhjen e kandidatëve që do të përfaqësojnë opozitën në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Në mbledhje, Berisha njoftoi se janë mbi 200 kandidatë që kanë regjistruar emrin për t’u bërë pjesë e primareve.

RelatedPosts

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

“Miratojmë kandidaturat e paraqitura për bashkitë në përputhje me statutin nga bashkitë e vendit. Komisioni i Operacioneve Zgjedhore më ka informuar mua se deri më tani janë mbi 200 e ca personalitete politike, të shoqërisë civile dhe të tjerë, të cilët kanë aplikuar për të kandiduar për qytetar të parë të bashkive tona”, tha Berisha.

“Unë kam një falënderim për secilin prej tyre. Këta janë personalitete të shquara të partisë, të jetës publike të vendit, individë me jetëshkrim suksesi dhe secili prej tyre me kandidimin, me besimin që ka shprehur, dëshmon vullnetin për të qenë një misionar i rikthimit të pluralizmit politik dhe një shërbëtor i qytetarëve të cilët paraqiten për votëbesim në radhë të parë të anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD, dhe më pas të qytetarëve të qytetit”.

Zgjedhjet vendore do të zhvillohen më 14 maj 2023. PD do të garojë në koalicion me Partinë e Lirisë dhe partitë e tjera opozitare.

Sipas marrëveshjes së arritur me Ilir Metën, PD do të propozojë kandidatët për bashkitë, ndërsa kandidatët për këshillat bashkiakë dhe kryetarët e këshillave do të propozohen edhe nga Partia e Lirisë.

Për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet e kaluara, PS kontrollon 60 bashki të vendit. Pas largimit të disa kryebashkiakëve, në 6 mars të këtij viti, në 6 bashki u zhvilluan zgjedhje të pjesshme vendore, ku PS fitoi 5 dhe PD fitoi vetëm Shkodrën.

Në ato zgjedhje demokratët garuan të ndarë, për shkak të përçarjes së madhe brenda partisë. Edhe këtë herë duket se do të jetë kështu, pasi palët nuk arritën të gjenin marrëveshje për përfaqësim me kandidatë të përbashkët.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

22 December, 2025
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

22 December, 2025
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result