Stadiumi i ri i Milanit dhe Interit nuk mjafton për të pritur tifozët! Ndërsa Napoli duket i pathyeshëm në krye të renditjes, Milani dhe Interi po përballen në një tjetër garë sa i takon numrit të spektatorëve në stadium.
Sipas të dhënave të raportuara nga Stadiopostcards.com, kuqezinjtë dhe zikaltërit kanë një mesatare prej mbi 72.000 spektatorësh në San Siro, një shifër shumë më e lartë se 60 apo 65.000 vende që priten për stadiumin e ri.
Sipas statistikave, në 6 javë, kampionët e Italisë kanë sjellë në total 437.143 persona në San Siro ndërsa kushërinjtë e tyre 435,248.
Vlen të theksohet se kuqezinjtë deri më tani kanë sfiduar të gjithë emrat e mëdhenj në ndeshjet direkte në San Siro, ndërsa zikaltërit kanë pritur vetëm Romën.
Në Milano, ndeshja që regjistroi frekuentimin më të madh nga tifozët ishte ai i suksesit 2-0 ndaj Juventusit ku në stadium ishin 75.530 persona, pak më i larte se derbi kundër Interit me 75.475 tifozë.
Ndërkohë sa i përket skuadrave të tjera, Roma dhe Lazio janë përkatësisht të tretët dhe të katërtit me një total me afro 308 mijë tifozësh ne total në 6 ndeshjet në Olimpico. Më tej, lideri është Napoli me 235 mijë spektatorë ndërsa Juventusi, me stadiumin Allianz, ka një mesatare prej 37.161 tifozë ndërsa në total ka pritur afro 223 mijë tifozë që nga fillimi i sezonit.