Ish-ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Myanmar, Vicky Bowman, e cila u burgos për dyshime se ka shkelur ligjet e imigracionit, është liruar. Bowman dhe bashkëshorti i saj Htein Lin, ishin në mesin e një numri të burgosurish të liruar “nën amnisti”.
Në shtator, dyshja u dënuan me një vit burg për “dështimin e regjistrimit si banues në një adresë tjetër” – një shkelje e Aktit të Emigracionit të vendit. Bowman ishte ambasadorja britanike në Mianmar midis 2002 dhe 2006. Në kohën e ndalimit, ajo drejtonte një organizatë që promovon praktikat etike të biznesit në Mianmar.
Zëdhënësi i qeverisë, gjeneralmajor Zaw Min Tun tha se regjisori japonez Toru Kubota, ekonomisti australian Sean Turnell, si dhe një amerikan, gjithashtu janë liruar dhe dëbuar.