AUV: Tërhiqet nga tregu i Maqedonisë jogurti “Balans”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi se po tërheq nga tregu një produkt të pasigurt BALANCE +, produkt qumështi i fermentuar, në paketim 1 kilogram.

Sipas AUV, arsyeja është prania e aflatoksinës, për të cilën thonë se ka nivel të përqendrimit që mund të paraqes rrezik tek qytetarët.

“Tërhiqen paketat me numër serik: 28.11.22, pra datë skadence deri më 28 nëntor. Prodhuesi është AD IMLEK, Industrijsko naselje bb, 11231 Padinska Skela, Republika e Serbisë. Produkti në vend shpërndahet nga Mlekara SH.A. Manastir, Gjurcin Naumov Pljakot nr.1, 7000 Manastir, Republika e Maqedonisë”.

“Konsumatorët e fundit që kanë blerë produktin e mësipërm me numrin serial/lot të treguar, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë”, thonë nga AUV.

Share This Article