Mjete të larta ushtrie, motobarka dhe mijëra hektarë toke dhe oborre banesash nën ujë. Pamje të njëjta që përsëriten në mënyrë peridodike në zonën e Anës së Malit dhe atë të Nënshkodrës.
Edhe këtë fund vjeshte të njëjtat zona rezultojnë më të prekurat nga përmbytjet që shkaktohen sa nga reshjet e dendura të shiut aq edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve në kaskadën e Drinit.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës ka bërë një pasqyrë të situatës në zonat problematike, ndërsa ka theksuar se hapja e portave te hidrocentaleve ka qenë e pa paralajmëruar dhe shumë e shpejtë.
Kryebashkiaku i Shkodrës ka kërkuar impenjim më të madh të institucioneve qendrore, ndërsa sinë çdo përmbytje tjetër në këto zona, pushteti lokal kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa institucionet qendrore mjaftohen me dërgimin e efektivëve dhe mjeteve të ushtrisë në zonat e përmbytura.