Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën.
Ai sapo ka votuar në shkollën “Shkëndija” në Hajvali, ka thënë se shpreson që Qeveria e re do të punojë për Kosovën dhe popullin e saj, veçanërisht për të rinjtë.
“Përkushtimi im, është, ka qenë dhe mbetet për të rinjtë. Do të doja që zgjedhjet të shkojnë sa më mirë dhe të mos abuzohet me votën e qytetarit”, ka thënë Pacolli.
“Shpresoj se vetëdija është në nivel shumë më të lartë dhe ne këtu do ta kryjmë këtë sfidë me përkushtim, nder dhe sinqeritet”.