Një tifoz i futbollit i Arabisë Saudite është bërë viral në rrjetet sociale pasi pyeste drejtpërdrejt në televizion se ku është Lionel Messi, pas fitores 2-1 të së martës ndaj Argjentinës në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Arabia Saudite përfundoi një rikthim dramatik ndaj Argjentinës në Lusail Stadium, pasi Messi i kishte dhënë kombëtares së tij epërsinë.
Saleh Al-Shehri barazoi menjëherë pas pushimit përpara se Salem Al-Daësari të shënonte një gol të bukur i cili rezultoi të ishte i fitores 2-1.
Fitorja e ka dërguar në ekstazë gjithë Arabinë Saudite, e në veçanti tifozët që kanë udhëtuar në Katar.
Një tifoz saudit vendosi t’i çojë festimet në një nivel tjetër në një video që mund tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.
Një gazetar ishte duke dhënë intervistë drejtpërdrejt në televizion, kur një numër i tifozëve saudite kaluan pranë tij dhe njëri vendosi ta ‘vjedh vëmendjen’.
“Më falni, ku është Messi?”, “Ku është Messi”, pyeste tifozi në formë shakaje dhe mburrje për fitoren e kombëtares së tij.
I zbukuruar me ngjyrat e vendit të tij, ai vendosi të kontrollonte xhepat e gazetarit për të ‘gjetur’ shtatë herë fituesin e Topit të Artë.
Mes të qeshurave përfshihet një tjetër tifozë. Ai shprehet: “A mund t’ju bëj një pyetje? Pyetni të gjithë 88.000 mijë: Ku është Messi?”.