Në ndeshjen kundër Ganës, sulmuesi portugez shënoi me 11-metërsh, duke u bërë futbollisti i vetëm në histori që shënon në 5 Botërorë të ndryshëm.
Ky ishte goli i 8 i Cristianos në Kupën e Botës: në vitin 2006 shënoi një gol kundër Iranit, në vitin 2010 një gol kundër Koresë së Veriut, në vitin 2014 një gol kundër Ganës dhe në vitin 2018 shënoi 4 gola (3 Spanjës dhe 1 Marokut).