Tiranë,  arrestohen dy policë që grabisnin qytetarët te Liqeni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një efektiv i patrullës së përgjithshme dhe një polic bashkiak janë vënë në pranga në Tiranë, pasi dyshohet se iu kanë marrë një sasi parash me dhunë dy personave.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:

Sajmit Muzikanti, 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe Serxho Cani, 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm”.

Share This Article