• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, July 4, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
‘Vdekjet e papritura’ të themeluesve dhe shefave të kriptove

‘Vdekjet e papritura’ të themeluesve dhe shefave të kriptove

by albnews
2 December, 2022
in Bota
0
6
VIEWS

Raportimet për vdekjen e dy shefave ekzekutivë të kriptomonedhave brenda një jave kanë nxitur një mori pretendimesh.

Lidhjet e supozuara janë midis vdekjes së tyre dhe multimilionerëve të tjerë nga industria.

Tiantian Kullander dhe Vyacheslav Taran kishin pasuri të vlerësuara në miliarda dollarë.

Ata tani janë në qendër të narrativave të reja konspirative në mediat sociale, pavarësisht nga provat e kufizuara.

E gjitha vjen një muaj pasi zhvilluesi i kriptomonedhave, 29-vjeçari Nikolai Mushegian, u mbyt në Puerto Rico.

Paqëndrueshmëria e kriptos, skandalet e ndryshme dhe dobia e  mbrojtur si një alternativë e decentralizuar ndaj sistemeve tradicionale bankare, ka nxitur teorizime konspirative.

Këtë, edhe kur provat mungojnë ose nuk ekzistojnë.

“Newsweek” ka eksploruar historinë e ndërtimit të ngjarjeve të fundit.

Ndër vdekjet më të hershme që ka nxitur spekulime në disa qarqe të teorive të konspiracionit është ajo e 28-vjeçares Autumn Radtke, e cila vdiq në vitin 2014.

Shefe e First Meta Pte Ltd, Radtke vdiq në Singapore, me një gjykatë të atjeshme që e përcaktoi vdekjen e saj si vetëvrasje.

Madje, ajo kishte kërkuar metoda të vetëvrasjes para vdekjes së saj dhe u kishte besuar miqve dhe kolegëve për stresin e saj.

Pavarësisht gjetjeve mjekësore, duket se Radtke është lidhur me vdekjet e fundit, edhe pse ajo vdiq më shumë se tetë vjet më parë.

Një tjetër vdekje e diskutueshme ka qenë ajo e Gerald Cotten, themeluesit të Quadriga CX, dikur shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në Kanada.

Ai ndërroi jetë gjatë muajit të mjaltit me gruan e tij, Jennifer Robertson, në Jaipur, Indi, në vitin 2018.

Sipas një hetimi, 30-vjeçari vdiq nga komplikimet që lidhen me sëmundjen e Crohn dhe Robertson u kthye në Kanada me trupin e tij.

Çmimi i Bitcoin-it kishte filluar të binte para vdekjes së tij dhe kompania e tij ishte në rrugën e duhur për të humbur miliona dollarë.

Asokohe, ai kishte një vlerë neto prej mbi 200 milionë dollarë dhe fjalëkalimet në llogaritë e Quadriga.

Por pas një hetimi nga Komisioni i Letrave me Vlerë të Ontarios, u zbulua se Cotten kishte krijuar “llogari të rreme Quadriga, kishte përdorur fonde të rreme dhe kishte bërë tregti reale, duke vënë baste mbi vlerën e kriptomonedhës”.

Kurse një tjetër hetim zbuloi se fondet iu transferuan personalisht Cotten dhe palëve të tjera.

Megjithatë, disa besojnë se ai është ende gjallë nxitur nga shkrimi i gabuar i emrit të tij në certifikatën e vdekjes dhe se ai e kishte përgatitur testamentin e tij vetëm disa ditë para muajit të mjaltit.

Ka pasur edhe thirrje që varri i Cotten të zhvarrosej për të kryer një autopsi “për të konfirmuar identitetin e tij dhe shkakun e vdekjes”.

Po në të njëjtin vit, Matthew Mellon, një miliarder kripto, vdiq papritur.

Thuhet se kishte probleme me drogën. Pasuria e tij neto u raportua të ishte rreth  një miliard dollarë.

Paçka dyshimeve se ai mund të jetë vrarë, pretendimet mbeten të paprovuara.

Tre vjet më vonë, në vitin 2021, investitori rumun i Bitcoin-it, Mircea Popescu, vdiq, duke lënë një pasuri që mendohet se vlen më shumë se dy miliardë dollarë.

Shifra duket se bazohet në zotërimet e tij të vlerësuara prej 30 mijë Bitcoin në atë që ishte kulmi i kriptomonedhës para vdekjes së tij.

Dyshohet se ai është mbytur në brigjet e Kosta Rikës, me raportime se ishte përfshirë nga rryma.

Emri i Popescu-t është qarkulluar në bisedat rreth vdekjeve më të fundit të miliarderëve të kriptomonedhave, me disa që vënë në dukje ngjashmërinë midis mbytjes së tij dhe Nikolai Mushegian.

Megjithatë, ka pasur arsye të konsiderueshme për të besuar se vdekja e tij ishte vërtet aksidentale.

I pari midis grupit të sipërmarrësve të shquar të kriptove që vdiqën këtë vit ishte Nikolai Mushegian.

Ai ishte zhvilluesi i hershëm i MakerDAO, i përshkruar si “protokolli më i madh i financave të decentralizuara”, një lloj teknologjie financiare e krijuar për të hequr palët e treta dhe institucionet e centralizuara nga transaksionet monetare.

Departamenti i Policisë së Puerto Rico-s ka njoftuar se Mushegian ishte ‘rrëmbyer nga rrymat detare” në plazhin Condado në San Juan.

Po ashtu u raportua se “personeli i shpëtimit arriti të shpëtojë trupin e tij që nuk tregonte më shenja jete”.

Më herët atë ditë, Mushegian publikoi një mesazh paranojak që pretendonte kërcënime për jetën e tij në llogarinë e tij në Twitter.

“CIA dhe Mossad po drejtojnë një lloj rrjete shantazhi të trafikimit seksual jashtë Puerto Rico-s dhe ishujve të Karaibeve… Ata do të më torturojnë deri në vdekje”.

Por hetimi nuk gjeti prova që e vërtetonin këtë.

Sidoqoftë, vdekja e tij shkaktoi tweet-e të tjera nga komuniteti i kriptove që shprehin dyshimin për një lojë të pistë.

Po ashtu Tiantian Kullander, një bashkëthemelues i kompanisë së aseteve digjitale Amber Group, vdiq në gjumë më 23 nëntor 2022.

Megjithatë, vdekja e tij po trajtohet nga teoricienët e konspiracionit si e dyshimtë, me pretendimet se e kanë vrarë.

Por këto pretendime janë paraqitur pa prova.

Pse kanë zënë rrënjë këto teori?

Llogaritë që lidhin së bashku vdekjen e këtyre investitorëve dhe figurave të pasura të kriptove duket se janë një përpjekje oportuniste për të gdhendur një narrativë të bazuar në pak më shumë se dyshime.

Ndryshe, po kërkojnë të krijojnë një bazë për lulëzimin e teorive konspirative.

Komunitetet e kriptomonedhave kanë gjetur shpesh lidhje në kauza dhe filozofi anti-establishment, skeptikë ndaj sistemeve tradicionale bankare, duke kërkuar të krijojnë alternativa ndaj institucioneve monetare të centralizuara dhe rrugëve financiare.

Nga ana tjetër, lindja e kriptomonedhës ka nxitur dyshimin midis politikanëve dhe figurave institucionale, të etur për të shtrënguar rregulloren në një treg që festonte libertarianizmin e tij.

Mosbesimi i ndërsjellë midis drejtuesve të institucioneve dhe atyre që mbështesin meritat e kriptomonedhës nxit një mjedis në dukje ideal për lulëzimin e narrativave spekulative dhe konspirative. /Albanianpost.com

Previous Post

Veliaj si “nusja e re”, nis pastrimet dhe lyerjet për Samitin e BE-së

Next Post

Sunak-Rama/ The Times: Emigrantët që janë skllavëruar do tu merret dëshmia në Tiranë

albnews

albnews

Related Posts

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor
Bota

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë
Bota

Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

4 July, 2025
Përparim në negociatat SHBA-BE për tarifat, por ende pa marrëveshje: Europianët të ndarë mes vetes
Bota

Përparim në negociatat SHBA-BE për tarifat, por ende pa marrëveshje: Europianët të ndarë mes vetes

4 July, 2025
Next Post
Sunak-Rama/ The Times: Emigrantët që janë skllavëruar do tu merret dëshmia në Tiranë

Sunak-Rama/ The Times: Emigrantët që janë skllavëruar do tu merret dëshmia në Tiranë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

4 July, 2025
“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5067 shares
    Share 2027 Tweet 1267
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2540 shares
    Share 1016 Tweet 635
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1951 shares
    Share 780 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM