ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video) 2 hours ago
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama 2 hours ago
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi 2 hours ago
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Ja si u mësohet historia e Luftërave Ballkanike dhe Kosovës studentëve serbë

albnews by albnews
4 December, 2022
in Kosova
0
Ja si u mësohet historia e Luftërave Ballkanike dhe Kosovës studentëve serbë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kjo është ajo që u mësohet në librat shkollorë studentëve serbë të moshës së gjimnazit dhe universitetit rreth Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Kosovës.

Brenda afro 400 faqeve të një teksti shkollor serb të përdorur gjerësisht, studentët e moshës së universitetit mund të mësojnë se fqinjët Mali i Zi dhe Republika Srpska, një nga dy entitetet kryesore që përbëjnë Bosnje-Hercegovinën, janë “shtete serbe”.

RelatedPosts

Çfarë dëshmoi Hill në ditën e parë të dëshmisë në Hagë

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

“Përdori administratën për zgjedhje”, Kurti amortizon akuzat: Kundërshtarët u bënë bashkë

Ata nuk do të mësojnë se forcat serbe kryen gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995, duke vrarë më shumë se 8,000 civilë kryesisht të paarmatosur.

Krimet e tjera të luftës nga forcat serbe në luftërat e pas-Jugosllavisë pothuajse nuk përmenden.

Së bashku me Shërbimin Ballkanik të Radios Evropa e Lirë, Jelena Djureinovic, një historiane nga Universiteti i Vjenës, analizoi përmbajtjen e librit shkollor për saktësinë e tij në një vend më pak se tre dekada pas luftërave të brendshme të Ballkanit në vitet 1990.

Ajo i karakterizoi fragmente të librit që u mësojnë serbëve të rinj për rënien e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe shteteve pasardhëse të saj si një përzierje e “deklaratave problematike, paraqitjes selektive të fakteve [dhe] një fokus që korrespondon me nacionalizmin serb”.

Libri është një nga disa tekste shkollore që u janë caktuar nxënësve të shkollave të mesme dhe të larta në Serbi.

Është botuar nga shtypshkronja Novi Logos me qendër në Beograd në vitin 2021 dhe me autor nga Dushko Lolandic, Ratomir Milikic dhe Maja Milinovic.

Çfarë thotë libri për Luftën e Kosovës: 

“Në fund të shekullit të 20-të (1999), kriza në Kosovë dhe Metohi çoi në agresionin e NATO-s dhe bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë. Agresioni i paktit të NATO-s përfundoi me ardhjen e trupave të NATO-s në Kosovë dhe Metohi, e cila u pasua me krime të shumta kundër civilëve serbë. Ushtria serbe dhe një numër i madh i pjesëtarëve të popullit serb u larguan më pas nga Kosova dhe Metohia. Dhuna kundër popullatës serbe vazhdoi.”

“Askund në tekstin shkollor nuk ka ndonjë parahistori të konfliktit, as nuk përmenden krimet e shumta të luftës të kryera nga njësitet e Ushtrisë Jugosllave (kundër civilëve shqiptarë etnikë), për të cilat ka aktakuza dhe gjykime nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë”, thotë Gjureinoviq.

Në mars 1999, forcat e NATO-s filluan të bombardojnë Republikën Federale të Jugosllavisë për shkak të eksodit dhe krimeve të kryera nga forcat ushtarake dhe policore serbe kundër popullsisë etnike shqiptare në Kosovë.

Çfarë thotë libri për Masakrën e Reçakut: 

“Në fillim të vitit 1999, forcat serbe u përleshën me UÇK-në [Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës] dhe çliruan fshatin kosovar të Raçakut nga terroristët shqiptarë. William Walker, kreu i misionit monitorues të OSBE-së që ishte në Raçak gjatë konfliktit, akuzoi forcat serbe për krime lufte kundër civilëve shqiptarë që nuk ishin fare në fshat”.

Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë vranë 45 civilë shqiptarë etnikë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në Reçak. Gjykata e Hagës arriti në përfundimin se shumica e të vrarëve u qëlluan në kokë, dhe nga një distancë e afërt.

Raporte të shumta nga OSBE dhe Human Rights Watch (HRW) i karakterizojnë ngjarjet në Reçak si një masakër ndaj civilëve shqiptarë etnikë nga forcat serbe. Masakra ishte vendimtare për vendimin e NATO-s për të nisur sulmet ajrore kundër Republikës Federale të Jugosllavisë. Autoritetet serbe, duke përfshirë presidentin aktual serb, Aleksandar Vuçiç, e përshkruajnë Raçakun si një incident të “fabrikuar”.

Çfarë thotë libri për luftën në Kroaci: 

Teksti shkollor u mëson nxënësve se “lufta civile shpërtheu në Kroaci dhe shkaktoi viktima të mëdha në mesin e civilëve serbë”.

Krimet e luftës kundër civilëve kroatë gjatë viteve 1991-95 nuk përmenden kurrë në mënyrë eksplicite në tekstin shkollor.

Çfarë thotë libri për Rrethimin e Sarajevës:

“Sarajeva ishte nën një bllokadë të pjesshme nga forcat serbe, dhe shumë serbë mbetën të burgosur në qytet, pasi forcat ushtarake myslimane nuk i lejuan ata të largoheshin. Luftimet po zhvilloheshin vazhdimisht rreth qytetit dhe në qytet u kryen krime lufte kundër serbëve, siç është konfirmuar në vitin 2021 nga një komision i pavarur ndërkombëtar”.

Ushtria Serbe e Bosnjës, e njohur si Ushtria e Republika Srpska (VRS), rrethoi Sarajevën, një qytet me mbi gjysmë milioni banorë sipas regjistrimit të vitit 1991, në prill 1992.

Rrethimi përfundoi në shkurt 1996. Gjatë asaj periudhe 1,425 ditore, qindra mijëra predha u qëlluan në qytetin nga kodrat përreth dhe më shumë se 11,500 njerëz u vranë, duke përfshirë rreth 1,600 fëmijë.

Gjykata e Hagës për krimet e luftës dënoi përfundimisht tre komandantët — Stanislav Galic, Dragomir Millosheviç dhe Momçilo Perisic — me burgim për rolet e tyre në rrethim.

“Seksioni për rrethimin e Sarajevës është ndoshta shembulli më fyes i shtrembërimit të fakteve dhe zhvendosjes së prizmit të vëzhgimit të një ngjarjeje dhe krimi ” thotë Gjureinoviç.

Çfarë thotë libri për Gjenocidin në Srebrenicë: 

“…gjatë pushtimit të Srebrenicës në vitin 1995, njësitë serbe kryen krime të rënda lufte kundër luftëtarëve myslimanë dhe burrave që po luftonin për të dalë nga qyteti. Një numër prej tyre u kapën dhe u pushkatuan, ndërsa të tjerët vdiqën në luftime. Historianë ende nuk pajtohen për numrin e të vrarëve dhe të vdekurve”.

Gjureinoviq thotë se ky është krimi i vetëm i luftës i kryer nga forcat serbe që përmendet deri diku edhe pse jo me detaje të plota në tekstin shkollor serb. / Artikulli i plotë në Radio Free Europe

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

11 November, 2025
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

11 November, 2025
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

11 November, 2025
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result