Hapja e negociatave me Shqipërinë, Presidenti polak: Test sesi duket një BE e hapur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka folur për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Duda e konsideron një test për BE hapjen e negociatave.

Këtë gjë presidenti i Polonisë e shprehu gjatë një takimi me homologët e tij sllovak, hungarez dhe çek.

Duda tha se hapja e negociatave me dy vendet e Ballkanit “është një test për treguar se si duket një BE e hapur”.

“Ne jemi avokatë të një BE-je me dyer të hapura”, – theksoi Duda duke shtuar se: “Ne besojmë se kjo është e vetmja rrugë për Evropën që të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore”.

Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do do të diskutohet në 15 tetor Këshillin e Ministrave të BE-së, për të vijuar me zyrtarizimin në samitin e Këshillit Evropian, më 18 tetor./atsh/

Share This Article