Zyra e kryeministrit britanik i bën thirrje prindërve “për vigjilencë”, sa i përket simptomave të streptokokut të tipit A pas rritjes së rasteve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyra e kryeministrit të Britanisë së Madhe i ka bërë thirrje prindërve që jenë “vigjilent”, sa i përket simptomave nga infeksionit me streptokok të grupit A, që shkaktoi vdekjen e të paktën gjashtë fëmijëve.

Meqenëse një formë invazive e infeksionit bakterial me streptokok të tipit A është përhapur në gjithë Britaninë e Madhe muajve të fundit, zyrtarët thanë se i “kuptojnë plotësisht” shqetësimet që prindërit po i ndiejnë për rritjen e rasteve.

Duke siguruar opinionin, NHS-ja britanike (sistemi shëndetësor) është “mirë e përgatitur” për situata të tilla, kurse nga zyra e kryeministrit është bërë e ditur se nuk janë në dijeni të ndonjë mungesë aktuale të antibiotikut amoxicilin, i cili përdoret për të trajtuar infeksionet bakteriale.

Duke iu referuar rritjes së fundit të rasteve, zëdhënësi i kryeministrit tha: “Po shohim një numër më të madh të rasteve të streptokokut të grupit A, këtë vit krahasuar me vitet e tjera.

“Bakteret që njohim shkaktojnë një infeksion të lehtë i cili trajtohet lehtësisht me antibiotikë, dhe në rrethana të rralla mund të hyjë në qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojë sëmundje serioze”, shtoi ai.

“Është ende e pazakontë, por e rëndësishme që prindërit të jenë në vigjilent sa i përket simptomave. NHS-ja është e përgatitur mirë për t’u marrë me situata të tilla, duke punuar me Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Britani të Madhe”, tha ndër tjera ai.

Share This Article