“Rama, armiku i paqes“/ Meta: As dhuna e as miliardat nuk do t’i bëjnë derman përballë vendosmërisë së opozitës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka quajtur kryeministrin Edi Rama, armik të paqes dhe bashkëjetesës sociale në vend.

Ai u shpreh se përballë vendosmërisë së opozitës, nuk do t’i bëjnë derman as miliardat e as dhuna.

“Sot Rama u tregoi shqiptarëve jo vetëm atyre që kanë qenë në opozitë me të, se ashtë armiku më i madh i paqes sociale në vend dhe bashkëjetesës shoqërore. Pasardhësi më bastard i regjimit që i shkaktoi aq drama për 5 dekada shqiptarëve. Pengmarrësi i të ardhmes europiane të Shqipërisë sepse është marrë peng nga bandat kriminale edhe përtej kontinentit.

Sot opozita tregoi se ka vizionin dhe vetëpërmbajtjen e qëndrueshmërinë për ta shporrur këtë sekt kriminal që shkatërron bashkëjetesën me shqiptarëve, që përdhos Kushtetutën e të drejtat e qytetarëve, që bllokon për vite të tëra integrimin për interes të bandave ndërkombëtare.

As miliardat e as dhuna nuk do ti bëjë derman përballë vendosmërisë së opozitës së bashkuar në triumfin e lirisë, të demokracisë e të shtetit të së drejtës”, tha Meta.

Share This Article