Aktivistët për klimën protestojnë sërish në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupe të aktivistëve klimatikë zaptuan dy nga sheshet më të famshme të Londrës, pasi policia arrestoi më shumë se 300 persona dje dhe rihapi dy ura që u bllokuan të hënën.

Persona nga lëvizjet ”Extinction Rebellion”, ”Global Justice Rebellion” dhe grupe të tjera bllokuan përsëri sheshin ”Trafalgar” dhe sheshin e Parlamentit.

Policia Metropolitane deklaroi se kishte arrestuar 319 protestues nga mesnata e së hënës.

“Oficerët e policisë u shpërndanë gjatë natës në qendër të Londrës. Vazhdon të ketë një plan 24-orësh”, deklaroi policia.

“Qeveria pret që policia të përdorë forcën e plotë të ligjit dhe të marrë një qëndrim të fortë kundër protestuesve të cilët shqetësojnë të tjerët”, deklaroi një zyrtar nga Downing Street./ATSH/

Share This Article