Duket paksa e çuditshme, por një lider europian ka ardhur në Samitin e BE-së që u mbaj në Tiranë me këpucë të grisura
Ky detaj është kapur nga aparati fotografik i fotografit Armando Babani, i cili e ka postuar foton në rrjetet sociale, duke shtruar pyetjen për ta gjetur ndjekësit se të kujt janë.
“Kryeministri i kujt vendi pjesmarres ne Summit eshte mbajtesi i kepuces? (Sa per ndihme NUK eshte KM Shqiptar)” shkruan ai.
Por, në një prononcim për Report tv, ai zbuloi se i përkasin kryeministrit të Holandës Mark Rutte. “Është dhe shaka në Europë, që holandezët janë edhe pak kurnac”, tha Babani.
Ai ka zbuluar edhe se kush kanë qenë personazhet që kamera i “ka dashur” më shumë dhe kë jo.
“Më i vështirë ishte presidenti serb, Vuçiç se ishte shumë i ngurtë, ndërsa të tjerët ishin shumë të relaksuar”, tha Babani.