DASH-i pret nga qeveria e re e Kosovës vazhdim të menjëhershëm të dialogut me Serbinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Departamenti amerikan i Shtetit ka përgëzuar kosovarët për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve të parakohshme.

Një zëdhënës i DASH-it ka përsëritur qëndrimin e Amerikës për pritjet që lidershipi i ri i Kosovës të jetë i gatshëm të angazhohet menjëherë për dialog me Serbinë.

“Ne mirëpresim mundësinë që të punojmë më një qeveri të re, pro-dialogut, kur ajo të formohet dhe e cila është e përkushtuar të forcojë demokracinë dhe të sigurojë paqe, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritjet tona që lidershipi i ri i Kosovës të jetë i gatshëm të angazhohet menjëherë me Serbinë që të punojnë për marrëveshjen që normalizon marrëdhëniet”, ka thënë një zëdhënës i departamentit amerikan të Shtetit.

Share This Article