ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles 5 minutes ago
Turpi i Partisë Laburiste për varkat e vogla zbulohet, ndërsa grafikët tronditës tregojnë shkallën e krizës në vitin 2025 19 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 35 minutes ago
SHBA-të nisin “sulme të fuqishme” kundër Shtetit Islamik në Nigeri, thotë Trump 42 minutes ago
Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë  52 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Investimet e huaja direkte në Shqipëri u rritën sërish në tremujorin e tretë të vitit.

albnews by albnews
13 December, 2022
in Albania
0
Investimet e huaja direkte në Shqipëri u rritën sërish në tremujorin e tretë të vitit.
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fluksi i investimeve të huaja direkte arriti vlerën e 344 milionë eurove, në rritje me 32 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e mëtejshme e tremujorit të tretë e thelloi më tej rritjen vjetore të investimeve të huaja, që deri tani po regjistron nivelet më të larta historike.

RelatedPosts

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Për 9-mujorin 2022, vlera progresive e investimeve të huaja direkte arriti në 984 milionë euro, shifër kjo 35 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e investimeve të huaja po mbështetet gjithnjë e më shumë te fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve ekzistuese, ndërsa injektimet e reja të kapitalit nga jashtë ka një rritje ndjeshëm më të ulët.

Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet e kapital të ri arritën në 152 milionë euro, 3.4 për qind më shumë krahasuar me në tremujorin e tretë të 2021.

Ndërkohë që, kategoria fitimi i riinvestuar arriti në 195 milionë euro, në rritje me 61 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fitimet e rinvestuara kanë një epërsi të qartë në strukturën e investimeve të huaja për të gjithë 9-mujorin. Në 9 muaj, ndërmarrjet me aksionerë të huaj kanë riinvestuar fitime në vlerën e 532 milionë eurove, ose sa 54 për qind e investimeve të huaja direkte gjatë kësaj periudhe.

Pesha e lartë e fitimeve të riivestuara është tipike sidomos për sektorët e industrisë nxjerrëse apo të shërbimeve financiare, që kërkojnë flukse të vazhdueshme të investimeve të reja për të mbështetur rritjen e biznesit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë tremujorit të tretë 2022, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në sektorin e hidrokarbureve, në masën 25 për qind, ndërmjetësimit financiar, në masën 11%, e energjetikës në masën 8 për qind, si dhe komunikacionit, në masën 2 për qind të totalit.

Rritja e fortë e çmimeve të naftës bruto në periudhën që pasoi shpërthimin e luftës në Ukrainë duket se ka nxitur shtimin e investimeve me qëllim rritjen e prodhimit nga kompanitë nxjerrëse edhe në Shqipëri.

Megjithëse në vitet e fundit mjedisi ekonomik në Evropë është trazuar nga goditje të forta, si pandemia apo lufta në Ukrainë dhe vala e fortë inflacioniste, investimet e huaja direkte po vazhdojnë rritjen. Në pjesën më të madhe, kjo po vjen falë ndërmarrjeve ekzistuese.

Pas përmbylljes së investimit në gazsjellësin TAP dhe në disa vepra madhore të energjisë hidrike, projektet e reja madhore të investitorëve strategjikë në vitet e fundit kanë qenë më të pakta. Megjithatë, statistikat e dy viteve të fundit kanë treguar se një peshë në rritje në investimet e huaja direkte kanë marrë investimet e huaja në tregun e pasurive të paluajtshme.

Cikli i rritjes së tregut në vitet e fundit, por edhe çmimet konkurruese me vendet e tjera për segmentin e pronave bregdetare, kanë ngjallur një interes në rritje edhe nga investitorët e huaj, raporton Monitor. /

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles

‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles

26 December, 2025
Turpi i Partisë Laburiste për varkat e vogla zbulohet, ndërsa grafikët tronditës tregojnë shkallën e krizës në vitin 2025

Turpi i Partisë Laburiste për varkat e vogla zbulohet, ndërsa grafikët tronditës tregojnë shkallën e krizës në vitin 2025

26 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

26 December, 2025
SHBA-të nisin “sulme të fuqishme” kundër Shtetit Islamik në Nigeri, thotë Trump

SHBA-të nisin “sulme të fuqishme” kundër Shtetit Islamik në Nigeri, thotë Trump

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result