Shkodran Mustafi është duke kaluar një moment shumë të vështirë që kur u transferua në Arsenal. Ai është kritikuar shumë dhe është fajësuar si fajtori kryesorë në humbjet e Arsenalit. Por ish-mbrojtësi i Gjermanisë ka thënë se ndonjëherë është fajësuar edhe kur nuk ka luajtur fare.
“Jam mjaft kritik për të kuptuar se kam bërë gabime. Unë gjithashtu mund të merrem me kritika të ashpra. Por kritikat janë bërë të përshkallëzuara dhe joracionale. Unë jam bërë shënjestër. Në një moment, njerëzit madje më fajësuan mua për një humbje në të cilën nuk kisha luajtur fare“, ka thënë ndër të tjerash mbrojtësi shqiptar.