Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut u mbajt mbledhje e Këshillit për reforma në administratën publike, mbledhje e parë prej kur në krye të kryeministrisë është Dimitar Kovaçevski.
Në mbledhjen ku të pranishëm ishin përfaqësues të Qeverisë, sekretarët e Përgjithshëm, ekspertë, kryeministri u bë e ditur përcaktimi i qartë për administratë efikase dhe profesionale që është paraparë sipas Draft-tekstit për Strategji për reforma në administratën publike 2023-2030.
“Reforma e administratës publike mbetet një nga prioritetet kyçe të Qeverisë, por tani ajo po shfaqet si një çështje me rëndësi të jashtëzakonshme për procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Siç e dini tashmë, shpreha pritjen time që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030. Dhe kjo është e arritshme, nëse të gjithë tregojnë sjellje shtetërore në periudhën para nesh. Në atë rrugë ka sfida politike që duhet të zgjidhen dhe ne do t’i zgjidhim, theksoi kryeministri Kovaçevski.
Por kjo, sipas kryeministrit, nuk do të thotë se reformat dueht të presim, përkundrazi, duhet të zbatohet reforma në administratën publike, jo vetëm si kusht i BE-së, por mbi të gjitha për cilësinë e jetës së qytetarëve.