Ministria e Bujqësisë u deklarua jokompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes tregtarëve e bujqëve që protestojnë në tregun me shumicë kundër pronarëve të tregut.
Autoritetet japin mbështetje të plotë për prodhuesit, por thonë se kjo nuk është në kompetencën e tyre.
Bujqit dhe tregtarët në “Kvantashki” ankohen se vazhdimisht paguajnë taksa shtesë, ndërsa kushtet e punës janë të mjerueshme.
Ata shtojnë se pavarësisht rritjes së taksave, në treg nuk janë bërë investime për kushte të përshtatshme pune, ndonëse pronarët e rinj premtuan treg modern.