Gareth Southgate do vijojë të jetë trajneri i kombëtares së Anglisë deri pas Europianit 2024.
Paçka dështimit në Botërorin e Katarit dhe eliminimit nga faza çerekfinale, Southgate ka bindur drejtuesit për të qëndruar edhe në Europianin e Gjermanisë.
Lajmi është konfirmuar nga Federata Angleze e Futbollit që bën me dije se kontrata e re e trajnerit skadon në dhjetor të 2024.
” Ne jemi të kënaqur të konfirmojmë se Gareth Southgate do vazhdojë si trajner i Anglisë dhe do të udhëheqë ekipin tonë deri në Euro 2024”, tha shefi ekzekutiv i FA, Mark Bullingham.
Southgate u ul në stolin e Anglisë në shtatorin e 2016 dhe ka drejtuar deri tani 81 ndeshje të “Tre Luanëve”.