Të paktën 31 marinarë rezultojnë të zhdukur pasi një anije luftë në të cilën lundronin 100 persona është fundosur gjatë një stuhie në Gjirin e Tajlandës.
Anija HTMS Sukhothai u fundos pasi sasi të mëdha uji u futën në panelet e saj të furnizimit me energji elektrike të dielën mbrëma.
Të hënën autoritetet bënë të ditur se 75 persona nga ekuipazhi u shpëtuan, por 31 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
“Kanë kaluar më shumë se 12 orë, por ne do të vijojmë të kërkojmë,” tha një zëdhënës i marinës për BBC.
Ekipet e shpëtimit punuan përgjatë natës për të gjetur të mbijetuar dhe operacioni vijoi edhe të hënën ne ndihmën e forcave ajrore.
Marina tashmë ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e plota që sollën katastrofën.
“Kjo thuajse s’ka ndodhur kurrë në historinë e forcave tona ujore, sidomos me një anije që ka qenë në përdorim,” tha Admiral Pogkrong Monthardpalin për BBC.