ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 5 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 5 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  5 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  5 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Detaje nga ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi, hidhen dyshime te reja

albnews by albnews
24 December, 2022
in Albania
0
Detaje nga ekzekutimi i dy shqiptarëve në Greqi, hidhen dyshime te reja
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Grupi hetimor grek që po merret me hedhjen dritë mbi ekzekutimin mafioz të mbrëmjes së 18 dhjetorit në Athinë kanë shtrirë hetimet në burgjet greke.

Ata janë të vetëdijshëm jo vetëm për “peshën” që mbartnin emrat e dy viktimave, por madje edhe për fuqinë që kanë personat e dënuar me burgime të larta dhe që vuajnë dënimin në burgjet e vendit të tyre.

RelatedPosts

Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama 

Sipas të dhënave që vijnë nga mediat greke, bëhet me dije se Policia e Burgjeve dhe forcat speciale mësynë mbrëmjen e së enjtes, duke zbardhur e premtja qelitë e kapove të burgjeve, kryesisht në dy vende vuajtjesh dënimi, konkretisht në Hania dhe Koridhalo.

Raportohet se gjithsej janë ushtruar 13 kontrolle në 13 qeli, në të cilat gjenden emra që për autoritetet e drejtësisë vendase konsiderohen si kapot e krimit grek, edhe pse ata janë shqiptarë dhe janë në burg prej shumë vitesh.

Duke iu referuar historive të mëparshme, ku jo pak herë urdhër-ekzekutimet duket se kanë dalë nga qelitë, edhe për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në mes të Athinës, ata iu janë kthyer burgjeve, mbase nga ndonjë sinjal i ardhur në rrugë konfidenciale.

Emri më i përfolur dhe që ka qenë edhe në qendër të shënjestrës së kontrolleve mësohet se ka qenë Klodian Lekocaj. Policia greke nuk ka bërë me dije detaje të hollësishme po ka thënë se në fakt janë gjetur sende të palejueshme në qelitë e burgut.

MEDIAT GREKE

Policia greke ka ushtruar kontrolle në 6 qeli të burgut të Hanias. Sipas mediave greke, kontroll është ushtruar ndaj 13 të burgosurve shqiptarë të dënuar për krime të rënda. Kontrolli është kryer nga sektori i krimeve kundër jetës të policisë.

Mes 13 të kontrolluarve është edhe Klodian Lekocaj, i akuzuar shpesh për pjesëmarrje në vrasje me pagesë dhe trafik droge.

Policia ushtroi kontrollet pasi ka dyshime se një i dënuar shqiptar ka dhënë urdhër për vrasjen e Kreshnik Çerçizajt. Ekzekutimi i dyfishtë në një kafe-bar të Nea Smyrna, Athinë mbrëmjen e së dielës duket të jetë një hallkë në një zinxhir më të madh krimesh.

Autori vrau me gjakftohtësi dy burrat shqiptarë të njohur për autoritetet. 41- vjeçari Kreshnik Çerçizaj, ishte i njohur për autoritetet për përfshirjen e tij në një sërë “degësh” të botës së krimit, nga lëndimi i rrezikshëm trupor deri te mbajtja/përdorimi i armëve dhe nga trafiku i drogës e deri te trafiku i qenieve njerëzore, në Greqi dhe Shqipëri, madje në tokë dhe det me incidente në të cilat humbën jetë njerëzish.

Në zonën e Nea Smyrnia, për shkak të përfshirjes së tij në qarqet mbrojtëse, ai njihej si “Nikos Koleksionisti”.

44-vjeçari Armando Ogranja ishte proceduar penalisht për përfshirje në rastet e lojërave të paligjshme të fatit dhe informacionet thonë se ai kërkonte të “fuste” në mbrojtje dyqanet në Nea Smyrni.

“Mirëpo, vetëm dy ditë më parë, pasditen e së premtes së kaluar, një tjetër vrasje ndodhi në një bar kafe në Tiranë, Shqipëri në mënyrë thuajse identike.

Në këtë rast viktima ishte Edmond Papa, një person me një aktivitet të gjerë biznesi që përfshin, ndër të tjera, një njësi hoteliere buzë detit në Sarandë dhe një qendër tregtare. Informacionet bëjnë me dije se ai në të kaluarën ka pasur përfshirje dhe arrestime të rënda për trafik droge”, shkruan media greke.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result