ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shefi i ushtrisë britanike: I gjithë vendi duhet të përgatitet për kërcënimin rus 5 hours ago
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur 6 hours ago
VIDEO/ Heroi që shpëtoi qytetin! Mblidhen 1 mln dollarë pë burrin që i mori armën terroristit në Australi! CEO miliarder i dhuron … 6 hours ago
“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë 6 hours ago
Plas te Chelsea, Enzo Maresca drejt shkarkimit/ Ja emrat që përfliten se do të zëvendësojnë italianin 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Palmer javën e ardhshme qëndron në Beograd

albnews by albnews
10 October, 2019
in Bota
0
Zyrtari i DASH sot takon Ramën në Tiranë, nesër Metën dhe Bashën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Diplomati amerikan, Mathew Palmer do të marrë pjesë në Forumin e nëntë të Sigurisë, i cili do të mbahet në Beograd nga data 16 deri më 18 tetor, njoftoi kjo organizatë joqeveritare.

Më 30 gusht, Palmer është emëruar i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Rreth një muaj më vonë Shtëpia e Bardhë ka emëruar Richard Grenellin, aktualisht ambasador i SHBA-së në Gjermani, të dërguar të posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

RelatedPosts

ASSADËT NË RUSI, MES LUKSIT E IZOLIMIT! Pas arratisjes nga Siria, ish-presidenti Bashar al-Assad jeton i izoluar në Moskë

Avionë në formacion si zogjtë shtegtarë! Metoda e re e fluturimit

Nga një vajzë 10-vjeçare te një i mbijetuar i Holokaustit, kush janë viktimat e sulmit terrorist në Australi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett paralajmëroi të mërkurën në rrjetin social, Twitter se Palmer së bashku me Grenellin do të qëndrojnë sot në Kosovë, rikujton REL.

Mirëpo në Prishtinë ka udhëtuar sot vetëm Grenell.

Forumi i Sigurisë në Beograd njoftoi se në tubimin e tij javën e ardhshme, ndër të tjerë do të marrin pjesë edhe Susanne Schutz, diplomate gjermane e ngarkuar me Ballkanin Perëndimor dhe Catherine Ashton, ish-shefe e Politikës së Jashtme të BE-së.

Dje gjatë ditës, Grenell është takuar në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas takimit, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se Grenell pret bashkëpunim me liderët vendorë, në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell bisedoi me liderët në Prishtinë për vazhdimin e dialogut

Më herët, ambasada amerikane në Prishtinë e ka cilësuar vizitën si tregues për mbështetjen që SHBA-ja i jep procesit të dialogut.

Ndërkohë që analistët politikë në Prishtinë thonë se Shtetet e Bashkuara kanë rritur ndjeshëm interesimin për Ballkanin dhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.

Aktualisht ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është pezulluar për shkak të taksës 100 për qind që autoritetet e Kosovës kanë vënë në mallrat e Serbisë dhe Bosnjës në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo pasi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përmendur këtë masë si arsyetim për mosvazhdim të dialogut.

Heqjen e taksës e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shefi i ushtrisë britanike: I gjithë vendi duhet të përgatitet për kërcënimin rus

Shefi i ushtrisë britanike: I gjithë vendi duhet të përgatitet për kërcënimin rus

15 December, 2025
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

15 December, 2025
VIDEO/ Heroi që shpëtoi qytetin! Mblidhen 1 mln dollarë pë burrin që i mori armën terroristit në Australi! CEO miliarder i dhuron …

VIDEO/ Heroi që shpëtoi qytetin! Mblidhen 1 mln dollarë pë burrin që i mori armën terroristit në Australi! CEO miliarder i dhuron …

15 December, 2025
“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë

“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result