Senati amerikan propozon sanksione ndaj Turqisë

albnews
By
1 Min Read

Senatorët amerikanë të dy partive të mëdha kanë njoftuar një propozim gjithëpërfshirës për sanksione ndaj Turisë, në përgjigje të sulmit të Ankarasë në veri të Sirisë.

Projektligji i propozuar, që ka gjasë të prezantohet javën e ardhshme dhe pritet të ketë mbështetje të mjaftueshme për të kaluar në Dhomën e Lartë të Kongresit, do t’i drejtohet në mënyrë specifike presidentit të Turqisë, Recep Tajip Erdogan, ministrave kryesorë, ushtrisë dhe sektorit të energjisë.

Nuk është e qartë nëse presidenti amerikan, Donald Trump, do të nënshkruajë projektligjin, dhe nëse deputetët do të kenë një shumicë prej dy të tretash, për të rrëzuar një veto.

Sanksionet e propozuara përfshijnë ato për asetet dhe kufizimin e vizave, sanksionet për ushtrinë sektorin energjetik, ato për raketat e tjerë.

Projektligji u hartua nga senatori demokrat, Chris Van Hollen dhe ai republikan, Lindsey Graham./ATSH/

Share This Article