Një profesor universiteti nga Kabuli u shfaq duke grisur diplomat e tij universitare gjatë një transmetimi Live në televizion.
Sipas mediave të huaja, burri, i identifikuar nga gazetarët afganë si një ligjërues i quajtur Ismail Mashal, thotë se vendi i tij “nuk është vend për shkollim”.
“Nëse motra ime dhe nëna ime nuk mund të studiojnë, atëherë unë nuk e pranoj këtë arsim”, thotë ai, para se të gris diplomat e tij para kamerës.
Pamjet u transmetuan në Tolo TV dhe që atëherë janë parë mbi mijëra e mijëra herë që kur janë shpërndarë në mediat sociale.
Pak ditë më parë, talebanët urdhëruan universitetet në Afganistan që t’ua ndalojnë qasjen grave, gjë që shkaktoi reagime të forta në mbarë botën dhe nxiti protesta dhe kritika të ashpra.