Grupi i hakerëve “Anonymous” ka lëshuar një kërcënim në drejtim të presidentit serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me tensionet e regjistruar së fundmi në Kosovë.
Përmes një videomesazhi, Anonymous shprehet se Kosova nuk është pa mbështetje dhe fton në këtë mënyrë Serbinë që të heqë dorë nga veprimet kërcënuese.
“‘Anonymous’ nuk është një grup i vogël i pafuqishëm i njerëzve për ta injoruar. Ne jemi të organizuar, globalisht aktivë, kolektiv i individëve me mendësi të njëjtë dhe mesazhi ynë do të jetë i qartë.
Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, njerëzit e Kosovës nuk janë pa mbështetje. Ne jemi ‘Anonymous’. Ne jemi Legjion. Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Na prisni neve”, thuhet në postim.