Të paktën 14 persona mbetën të vrarë gjatë një sulmi të armatosur në nje burg në qytetin kufitar verior Huarez të Meksikës. Dhjetë prej viktimave ishin oficerë të sigurisë të burgut dhe katër të tjerë ishin të burgosur.
Prokuroria e shtetit njofton se nga revoltat brenda në burg 13 persona janë lënduar, 4 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë në spital. Ndërsa rezulton se janë arratisur 24 të burgosur.
Konflikti nisi në në orën lokale 7 të mëngjesit të së dielës kur persona t të armatosur mbërritën në burg me automjete të blinduara dhe qëlluan në drejtim të oficerëve të sigurisë.