Policia në Peru bën me dije se ka sekuestruar 3 tonaleta lëndë narkotike të llojit kokainë në një shtëpi të braktisur në qytetin e Callao, në perëndim të vendit.
Lënda narkotike, e konsideruar si sasia më e madhe e kapur në 2 vitet e fundit u gjet e fshehur në dyshemenë e banesës, atje ku efektivët e policisë gjetën 51 çanta, secila me nga 70 pako kokainë.
Katër persona u vunë në pranga për lëndën narkotike, ndërkohë që policia deklaron se ajo ishte përgatitur për t’u ngarkuar në anije.