Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulme në 16 vendbanime gjatës së shtunës, sipas asaj që njofton ushtria e vendit.
Në përditësimin ditor, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës bëri të ditur se vende si Soledar dhe Bakhmut u sulmuan nga forcat e Kremlinit.
Megjithatë, sipas asaj që thuhej në njoftim, pushtuesit rusë vijojnë të pësojnë humbje.
“Më pesë janar, 2023, një tren me frigoriferë të mbushur me trupa të pajetë nga radhët e ushtrisë ruse arriti nga Rostov-on-Don në Rajonin e Kemerovës në Rusi,” thuhej në njoftim.
Trupat e pajetë më pas thuhet të jenë dërguar në nëpër morgje të zonës.