Regjisori James Cameron zbulon të ardhmen e sagës “Avatar”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

James Cameron ka konfirmuar se do të ketë filma të tjerë “Avatar”. Regjisori 68-vjeçar tha se nuk mund t’i shmanget edhe dy filmave të tjerë të sagës, kur të mëparshmit kanë qenë shumë fitimprurës.

“Filmi i fundit po korr shumë sukses, kështu që nuk i bëj dot bisht vazhdimit të sagës me dy filma të tjerë. E kam të qartë se çfarë do të bëj 6-7 vitet e ardhshme”, tha Cameron.

“Avatar 3 e kemi gati, tashmë duhet vetëm magjia e efekteve speciale. Ndërsa Avatar 4 dhe Avatar 5 janë shkruar”, shtoi 68-vjeçari.

Më parë, regjisori pati deklaruar se nuk do të bënte filma të rinj Avatar nëse do ta shikonte që publikut nuk do t’i interesonin më.

Share This Article