Ganë, rrahje në parlament

albnews
By
1 Min Read

Një rrahje ka shpërthyer në seancën parlamentar në Ganë për shkak të një takse të propozuar nga Qeveria për transaksionet elektronike.

Deputetët janë shtyrë, e grushtuar mes vete, ndërsa ka pasur tjerë që kanë tentuar të ndalojnë përleshjet, raporton BBC.

Kaosi nisi kur deputetët e opozitës nxituan përpara për të parandaluar zëvendëskryetarin e Kuvendit, Joseph Osei Owusu që të largohej nga vendi i tij për të votuar.

Ai drejtonte seancën, e cila më pas u shty për shkak të rrahjeve.

Opozita Kongresi Nacional Demokratik (NDC) ka hedhur poshtë taksën e propozuar prej 1.75 për qind për transaksione elektronike.

Thonë se do të goditen njerëzit me të hyra më të vogla dhe ata jashtë sektorit zyrtar bankar.

Por, ministri i Financave, Ken Ofori-Artta, ka thënë se është e nevojshme për të zgjeruar rrjetin e taksave, duke thënë se mund të mbledhë shtesë 1.15 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.

Seanca e parlamentit nisi të hënën në mëngjes dhe u ndalua pak pas mesnatës.

Share This Article