Pranga dy zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Financave dhe një përmbaruesi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Financave dhe një përmbarues janë arrestuar me vendim gjykate për shpërdorim detyre.

Në pranga ka rënë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, Drejtor i Shërbimeve Mbështetëse dhe Çështjeve Ligjore në këtë ministri, Fatmir Hoxha, si dhe përmbaruesi gjyqësor, Alban Ruli. Këta shtetas kanë shkelur ligjin duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana, në vlerën e rreth 82.000.000 Lekëve, nga të cilat 50.000.000 Lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi, duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status.

Ata akuzohen nga prokuroria se zbatuan një vendim gjyqësor të ekzekutuar më parë nga Ministria e Financave në vitin 2015, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 1,2 milionë Euro.

Bëhet fjalë për privatizimin e një objekti magazine dhe truallin e shitur në vitin 1992 shtetasit Ilir Thana.

Gjykata e Apelit kishte vendosur pavlefshmërinë e kontratës, kthimin e objektit te Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe kthimin e lekëve të shitjes blerësit, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Fillimisht Ministria e Financave në zbatim të këtij vendimi derdhi në llogarinë e Thanës vlerën prej 290  mijë Lekëve, por ai e kundërshtoi, duke iu drejtuar zyrës përmbarimore. Përmbaruesi Alban Rulit, dyshohet se në kundërshtim me ligjin e trajtoi Thanen jo më si blerës, por si ish-pronar dhe e vlerësoi objektin në vlerën rreth 146 milionë Lekëve.

Prokuroria dyshon se veprimet e përmbaruesit, të Ministrisë së Financave dhe persona të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga buxheti i shtetit deri në këtë fazë shumën  mbi 48 milionë.

Share This Article