Një djalë është gjobitur pasi u shpall fajtor për hedhjen e një veze drejt Mbretit Charles gjatë një shëtitjeje.
Harry May, 21 vjeç u akuzua për shkelje të rendit publik gjatë vizitës së monarkut në Luton më 6 Dhjetor. Gjykatës së Magjistratëve të Westminster iu përcoll se May mendonte se vizita e Mbretit në “zonën e varfër” ishte “pa shije”.
21-vjeçari u akuzua për kërcënim, sjellje dhe fjalë abuzive që shkaktojnë shqetësim, ngacmim apo alarm. I pandehuri u gjobit me 100 Paund dhe u urdhërua të paguante 85 Paund si kosto.
Gjatë sulmit, Mbreti u largua nga turma jashtë Luton Town Hall nga truprojat e tij, por u rikthye më pas për të vijuar vizitën.