Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket ngjarjeve në Ukrainë.
Sipas tyre ekzistojnë gjasa të mëdha, që forcat ukrainase të jenë tërhequr nga Soledari.
Gjithashtu inteligjenca britanike bën të ditur se forcat ukrainase janë tërhequr nga rajoni në lindje gjatë 16 janarit – duke mbajtur tani nën kontroll rusët një pjesë të qytetit ku po zhvillohen luftimet më të përgjakshme.
Sipas ekspertëve ushtarakë, ukrainasit me gjasë kanë marrë pozicione të reja mbrojtëse në perëndim të Ukrainës.
“Avancimi në drejtim të Soledarit përbëhet kryesisht nga mercenarët rusë nga Wagner, që gjithashtu ka për qëllim të fut nën kontroll Bakhmutin”, thuhet ndër tjera në raport.