Helikopterët ukrainas godasin pozicionet e ushtrisë ruse, publikohen pamjet  

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat ajrore të ushtrisë ukrainase kanë realizuar një operacion në lindje të Ukrainës, ku kanë goditur me helikopterë luftarakë pozicionet e ushtrisë ruse.

Një video e filmuar nga kabinat e helikopterëve, shfaqen ato duke që ngritën në qiell dhe pas fluturimit dhe arritjes në destinacion, fillojnë të lëshojnë raketa mbi pozicionet e ushtrisë ruse.

Sulme të ngjashme me helikopter ukrainasit i kanë realizuar shumë muajve të fundit, duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

E Kievi ka njoftuar sot se ka arritur të rrëzojë dy helikopterë të ushtrisë ruse, duke mos specifikuar lokacionin se ku ka ndodhur saktë kjo.

Ndryshe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka filluar sot me shkarkimin e zyrtarëve të lartë shtetëror, pas akuzave se ka pasur skandale me keqpërdorim fondesh për rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike.

Kjo mund të alarmojë edhe vendet perëndimore që kanë ndarë mjete të mëdha financiare për Ukrainën, dhe të nxit dilema nëse paratë e dhëna kanë përfunduar në duart e duhura.

Share This Article