ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 46 minutes ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 3 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 3 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 3 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Imam shqiptar me kapelën e policisë e New Yorkut

albnews by albnews
13 October, 2019
in Albania, Bota
0
Imam shqiptar me kapelën e policisë e New Yorkut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Imam Tahir Kukaj i qendrës Islamo-Kulturore në Staten Island të New Yorkut, ka tani një detyrë të re. Ai shërben edhe si kapelani mysliman i policisë së New Yorkut.

Zëri i Amerikës ishte në qendrën ku shërben imami dhe e pyeti atë rreth komunitetit mysliman shqiptar si dhe për rolin e tij të ri në policinë e New Yorkut.

Qendra Islamo-Kulturore në Staten Island të New Yorkut njihet për tolerancën fetare.

RelatedPosts

Socialistët evropianë do ta përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

“Qendra jonë është një prej qendrave më me famë, jo vetëm në qytetin e New Yorkut por besoj edhe në pjesën lindore të Amerikës, për aktivitetin ndërfetar, për marrëdhënie të mira me hebrenjtë, me të krishterët dhe komunitetet e tjera”.

Tahir Kukaj, i cili shërben si imam në këtë qendër ka edhe një rol tjetër, siç mund ta shihni edhe nga uniforma. Duke filluar nga qershori i këtij viti, ai është kapelani mysliman i policisë së New Yorkut. Detyra e tij nuk është të predikojë fenë në polici, sepse shteti është laik. Por ai kujdeset për njerëzit që kanë nevojë në aspektin shpirtëror dhe emocional.

“Dje shkova për të vizituar një polic që kishte pasur një goditje të vogël. Ishte hera e parë që shihte një kapelan. Kur i tregova se kush isha, u ngrit në këmbë dhe më tha: kam nevojë për lutjet tuaja”.

Departamenti i policisë ka gjithsej 11 kapelanë dhe Kukaj është i vetmi që përfaqëson shqiptarët dhe komunitetin mysliman në këtë njësi.

Dhe nuk është e rastit, sepse imami shërben në një qendër fetare që njihet për tolerancën e saj.

“Muajin mars dhe prill e kemi caktuar si muajin kur komuniteti mblidhet së bashku. Ata vijnë e falen në xhami, ne falemi në kishë, apo në sinagogë. Rinia dhe popullata e komuniteteve të ndryshme dalim dhe pastrojmë rrugët, shkojmë në spitale, vizitojmë njerëzit e sëmurë dhe të moshuarit, pa dallim besimi”.

Kjo është një traditë e filluar që nga viti 1999 dhe u zgjerua katër vjet më vonë.

“Në aspektin ndërfetar, ne nuk thellohemi në atë se sa fetar je ti. Ne kemi parasysh se çfarë kontribuon për qytetin, na intereson lidhja e shëndoshë, marrëdhëniet e shëndosha njerëzore. Por çështje tjetër që është prioritare në jetën time si person dhe si imam dhe tani si kapelan në policinë e Nju Jorkut, është të krijoj marrëdhënie ndërnjerëzore të shëndosha, me respekt reciprok, të respektohet kultura e secilit, të jemi të barabartë”.

Imami thotë se ka ofruar lutje fetare nëpër të gjitha sinagogat në Staten Island, edhe në sinagogat kryesore në qytetin e Nju Jorkut. Ai e vlerëson shumë respektin për besimin e tjetrit: “Xhamia nuk është objekt fetar vetëm i myslimanëve. Xhamia është objekt ku njerëzit i luten Zotit… Respekti për besimin e tjetrit është fondamental në besimin islam… Në xhaminë tonë janë falur të krishterët, hebrenjtë dhe njerëz të besimeve të tjera.”

“Ne jemi mes themeluesve, që i kemi motivuar qendrat e tjera islame që të kenë besim reciprok me forcat ligjore. Kjo është forma se si mund ta luftosh besimin e devijuar dhe ideologjinë e gabuar që thirret në emër të Islamit por nuk ka të bëjë asgjë me Islamin”.

Radikalët, thotë imami, mund të funksionojnë vetëm në errësirë.

“Në policinë e Nju Jorkut, ne vetëm mundohemi që nëpërmjet besimit të lidhim marrëdhënien njerëzore… Unë kur falem, apo kur shkoj në kishë, bëj gjithë ato rituale. Por nëse këto rituale nuk reflektohen në humanizëm, ai besim është i shterpë”.

Imam Kukaj thotë se shqiptarët e Amerikës janë krenarë që jetojnë dhe punojnë këtu.

“Ne si shqiptarë, në përgjithësi jemi krenarë më shumë se çdo komunitet tjetër, duke patur parasysh marrëdhëniet shumë të mira mes popullit shqiptar dhe SHBA, qysh nga Wilsoni. Ne e kemi parasysh se çfarë ka bërë Amerika për popullin shqiptar deri në çastet e fundit. Ne punojmë natë e ditë për të mirën e këtij vendi dhe kjo është një formë e thënies faleminderit”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result