Komisioni i Ligjeve ka rrezuar sot me votat e maxhorances dekretin e Presidentit Meta për ligjin për “Noterinë”, megjithe kundershtimin e forte të opozitës, PD dhe LSI.
Pak ditë më parë, kreu i shtetit ktheu për rishqyrtim projektligjin për noterinë me argumentin se ai ka mangësi ligjore dhe nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Mbledhja e sotme eshte shoqeruar me debate dhe replika mes paleve.
Kreu i komisionit te Ligjeve, deputeti i PS-se, Ulsi Manja ka theksuar se LSI eshte zeri ne Presidentit.
“Kemi dalë në fazën e diskutimeve të dekretit. Fjalën po ja jap zonjës Caka, se e ka kërkuar me pare. Dhe meqë është edhe zëri i Presidentit në komision”, tha Ulsi Manja.
Kujtojme se maxhoranca ka vendosur që dekretimin e Metës ta rrëzojë, duke lënë ligjin në fuqi ashtu siç e kanë miratuar në seancë plenare.