Policia në Kaliforni po heton një incident në të cilin një person u përpoq të vidhte fuoristradën e një punonjëseje të DoorDash, e cila la fëmijën e saj brenda automjetit ndërsa po i dorëzonte porosinë klientit.
Kamera e mbikëqyrjes së shtëpisë së një banori regjistroi momentin kur shoferja e DoorDash zbret nga fuoristrada për të dorëzuar porosinë duke e lënë motorin e ndezur të veturës.
Pamjet, të cilat u publikuan në YouTube nga filiali i Fox News, KTVU në San Francisco, tregojnë një tjetër SUV që i afrohet automjetit të shoferit të DoorDash.
Një person hidhet në fuoristradën e shoferes së DoorDash, por brenda pak sekondash, punonjësja e ndjek të dyshuarin gjersa bërtet “vajzën e kam brenda automjetit”, raporton KTVU.
I dyshuari duket se e braktis fuoristradën e gruas ndërsa veturën e lejon të përplaset në trotuarin matanë rrugës. Fëmija raportohet se nuk është lënduar.
DoorDash lëshoi një deklaratë në lidhje me incidentin duke thënë se “kjo përpjekje për grabitjen e veturës ishte e tmerrshme dhe ne jemi jashtëzakonisht të lehtësuar që ajo dhe fëmija nuk janë lënduar”.