Milani është duke kaluar një periudhë të errët, ndoshta më e e vështira që prej momentit të afrimit të Piolit në ekip.
Një ndër lojtarët që ka zhgënjyer së fundmi është portugezi Leao, i cili është kritikuar edhe për faktin se nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë karrierën me kuqezinjtë apo të largohet në përfundim të kontratës.
Për këtë situatë ka folur edhe ish-legjenda e Milanit, Ricardo Kaka. Ai është shprehur se portugezi duhet të largohet sa më parë nëse e sheh futbollin italian si një skenë kalimtare.
“Leao është nga ata lojtarë që mund të ndryshojnë ndeshjen në çdo moment. Një lojtar fantastik që mua më pëlqen shumë, por nëse e sheh futbollin italian si një skenë kalimtare atëherë bën mirë të largohet sa më shpejt.
Mendoj se është në momentin më të mirë për të lëvizur. Por, unë e këshilloj të qëndroj sepse nuk e shoh futbollin italian si të lënë pas dore dhe përveç kësaj, ndonjëherë të largohesh nga Milan thjesht nuk është zgjedhja e duhur”, u shpreh Kaka.